Bashkëpunim i ShMQSh Saraj- Shkup me ShMK Nikolla Karev-Strumicë (Foto)

Sot nxënësit e ShMQSh “Saraj”-Shkup ishin pjesë e projektit “Integrimi ndëretnik në arsim në Republikën e Maqedonisë” dhe patën mundësi që të vizitojnë SHMK “Nikolla Karev”-Strumicë.

Qëllimi i këtij projekti ishte bashkëpunimi dhe njoftimi i nxënësve të dy shkollave të mesme përmes aktiviteteve të ndryshme edukativo-sportive. Përveç aktiviteteve, pjesë e agjendës ishin edhe vizita e objekteve fetare dhe qendrës së qytetit të Strumicës.

 

” EKO – SHKOLLË “

” EKO – SHKOLLË ”

Vazhdojnë aktivitetet në Sh.M.Q.Sh ” Saraj “- Shkup, sot në bashkëpunim me ndërrmarjen e Qytetit të Shkupit ” Parqe dhe Gjelbërim ” bëmë mbjelljen e luleve me një profesionalizëm të vërtetë.Një faleminderim për ndërrmarjen e Qytetit të Shkupit ” Parqe dhe Gjelbërim ” .

Përveç mbjelljes së luleve dhe kujdesin për mirëmbajtjen e tyre shkolla jonë e fitoi statutin
” EKO – SHKOLLË “.

Qëllimi i aktivitetit është që këto lule të rriten të shëndosha, të lulëzojnë dhe të shërbejnë si shembull për të gjithë nxënësit për një ambient më të pastër.

Bashkëpunimi i Sh.M.Q.Sh “Saraj” me Komunën e Sarajit në sferën e programit për Arsimin e të rriturve.

Bashkëpunimi i Sh.M.Q.Sh “Saraj” me Komunën e Sarajit në sferën e programit për Arsimin e të rriturve. Kryetari i Komunës së Sarajit Blerim Bexheti, vizitoi Shkollën e Mesme ‘ Saraj’ ku nga afër ndoqi se si po rrjedh procesi edukativo-arsimorë, Programi për Arsimin e të rriturve. Me këtë rastë, Bexheti, takoi edhe udhëheqësin e Shkollës së Mesme z.Bedri Gjureci, ku I inkurajoi për të vazhduar me punë si deri më tani, duke ju ofruar mbështetje nga ana e Komunës së Sarajit për çdo nismë që është në të mire të qytetarëve të saj e sidomos kur bëhet fjalë për arsim dhe edukim. Ky takim u vlerësua si një mundësi e mire për bashkëpunim të mëtejmë në të ardhmen për të bashkorganizuar aktivitete që janë në interes të jetës publike dhe qytetarëve të Sarajit.

Për herë të parë në Komunë e Sarajit, organizohen programe nga Ministria e Arsimit he Shkencës, ku procesin arsimorë e ndjekin të moshuarit. Nga, Shkolla e Mesme, bëjnë të ditur se deri më tani ka interes të jashtëzakonshëm, ku janë regjistruar 250 nxënësë.