Galeri Arti në ShMQSh “Saraj”-Shkup (Foto)

Galeri Arti në ShMQSh “Saraj”-Shkup

Sot u mbajtë një aktivitet i radhës Galeri Arti në ShMQSh “Saraj”-Shkup .Gjatë ekspozitës me vizatime të ndryshme sot nxënësit e ShMQSh Saraj – Shkup organizuan dhe prezentuan vizatim dhe pikturat e tyre.Arti është shpyrti i vërtet i botës, ku edhe nxënësit me viztimet e tyre bënë krahasimin e vendbanimeve dhe fshatrave në komunën e Sarajit.E gjith kjo u realizua nën mbykqyrjen e mentores prof. Valdeta Ramadani.

 

Letër urimi për themelimin e Sh.M.Q.Sh SARAJ-Shkup (Foto)

Letër urimi për themelimin e Sh.M.Q.Sh SARAJ-Shkup Në prag të themelimit të dy vjetorit më saktësisht me datë 18/02/2016 u bë themelimi i këtij institucioni arsimorë, stafi i profesorëve në bashkëpunim me nxënësit e kësaj shkolle në shenjë rrespekti realizuan aktivitete të brendshëm kushtuar kësaj date të rëndësishme. Urojmë që të festojmë edhe shumë përvjetore të tjera, me shpres që vitet e ardhshme do jenë edhe më të suksesshme në instuticionin tonë.

Edhe një herë urime dhe na priftë e mbara.Me respekt nga stafi dhe drejtori i shkollës M-r Bedri Gjureci.

 

Nxënësit e ShMQSh “SARAJ”-Shkup vizituan Radio Televizionin e Maqedonisë (RTM2) – (Foto)

Nxënësit e ShMQSh “SARAJ”-Shkup vizituan Radio Televizioni e Maqedonisë (RTM2) Qëllimi i vizitës është që nxënësit të zhvillojnë njohurit, aftësit dhe të njohin nga afër stafin dhe punën që bëhet në RTM 2, një ndërrmarje publike, themelues i të cilit është Kuvendi i Republikës së Maqedonisë. Nga ana e të punsuarve të RTM2 u bë një prezantim për televizionin prej ditës së themelimit të këtij institucioni e deri më sot. Nxënësve ju mundësua që të shohin nga afër sallat dhe puntorit si dhe një ditë pune se si zhvillohet në televizion , gjithashtu nxënësit patën mundësi të parashtrojnë pyetje në sferat që ju intereson.

Nxënësit e Sh.M.Q.Sh ” Saraj “- Shkup drejtimi ekonomik-teknik i ekonomisë vizituan ndërmarjen “JUS-MB” (Foto)

Vazhdojnë aktivitetet në Sh.M.Q.Sh ” Saraj “- Shkup, sot nxënësit e drejtimit ekonomik –Teknik i ekonomisë vitet e dyta, bënë një vizitë në ndërmarrjen private “JUS-MB”një kompani gjigante . Po ashtu u bisedua për të kryer pjesën praktike në këtë kompani . Qëllimi i aktivitetit është që këto nxënës të jenë shembull për kalimin integral si komponentë themelore e ekonomisë së tregut si dhe një bashkëpunim më i thellë i Sh.M.Q.Sh ” Saraj “- Shkup me kompanin “JUS-MB” në çdo sferë ekonomike dhe avancimi i dy institucioneve për një qëllim të përbashkët .

Nxënësit e ShMQSh “SARAJ”-Shkup vizituan Bibliotekën Nacionale Universitare “Shën Kliment i Ohrit” (Foto)

Nxënësit e ShMQSh “SARAJ”-Shkup vizituan Bibliotekën Nacionale Universitare “Shën Kliment i Ohrit” Qëllimi i vizitës është që nxënësit të zhvillojnë njohurit, aftësit dhe të njohin nga afër bibliotekën më të madhe në shtetin tonë. Nga ana e të punsuarve në bibliotekë u bë një prezantim për bibliotekën prej ditës së themelimit të këtij institucioni e deri më sot. Nxënësve ju mundësua që të shohin nga afër sallat dhe magazinet me libra, u njoftuan edhe me mënyrën e antarsimit në këtë bibliotekë, gjithashtu nxënësit patën mundësi të parashtrojnë pyetje në sferat që ju intereson. E gjith kjo vizitë u realizua nën mbykqyrjen e mentorit prof. Hyrjete Nesimi.

Nxënësit e ShMQSh “Saraj”-Shkup vizituan Muzeun Historik të Republikës së Maqedonisë (Foto)

Nxënësit e ShMQSh “Saraj”-Shkup vizituan Muzeun Historik të Republikës së Maqedonisë ku u sqarua veprimtaria dhe puna se si funksionon që nga fillimi e deri më sot. E gjithë kjo vizitë u realizua nën mbykqirjen e mentorit prof.Bujar Ramani.

Bashkëpunimi dhe qëllimi i vizitës ishte që nxënësit të jenë të njoftuar për historin e përgjithshme të këtij muzeu si dhe një korelacion të popullit shqiptar dhe rolin e tyre ne këtë muzej.

 

Në kuadër të projektit “Mësojmë Drejtësi” sot nxënësit e SHMQSH “SARAJ” ishin në vizitë në parlamentin e RM-së

Në kuadër të projektit “Mësojmë Drejtësi” sot nxënësit e SHMQSH “SARAJ” ishin në vizitë në parlamentin e Republikës së Maqedonisë.Gjatë kësaj vizite nxënësit patën mundësi që nga afër të shohin hapsirat e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe u njoftuan me historikun e institucionit ligjvënës. Gjithashtu nxënësve iu drejtuan kryetari i parlamentit z.Talat Xhaferi dhe dy deputetet Mira Stojçevska dhe Ivana Tufegxhiq, të cilat sqaruan funksionin e tyre në parlament.�Nxënësit kishin mundësi që të parashtrojnë pyetje.

Nxënësit e ShMQSh “SARAJ” -Shkup në garën “Hour of code FEIT 2017” arrijn të marin vendin e parë, dytë dhe tretë

Nxënësit e ShMQSh “SARAJ” -Shkup ishin pjesë e garës “Hour of code FEIT 2017” , ku arritën të marrin vendin e parë në fakultetin e elektroteknikës dhe shkencave informative-FEIT në lëndën e Informatikës në projektin i cili organizohet për të treguar se çdokush mund të mësojë bazat në programim C++ dhe të zgjerojë pjesëmarrjen në fushën e shkencave informative.�Në këtë garë mentor ishte profesor Burim Rexhepi kurse pjesëmarrës ishin nxënësit e vitit të dytë Isra Jonuzi , Armend Baki, Jasmina Mamuti, Jehona Ademi, Urim Demiri dhe Kanita Halimi.�Gara ishte e ndarë në disa kategori si (Infinity), ku nxënësi Emir Dauti morri vendin e parë dhe Armend Baki vendin e tretë, kurse Urim Demiri në kategorinë (AppLap) morri vendin e dytë.