Vazhdon karavani i sukseseve në ShMQSh “SARAJ” në fushën e Informatikës……

Vazhdon karavani i sukseseve në ShMQSh “SARAJ” në fushën e Informatikës……

Garat në Microsoft Office Specialist, 14 vite me radhë organizohen në gjithë botën. Këtë vit, për herë të parë ShMQSh “SARAJ” nën organizimin e CERTIADRIA-së në këtë nivel të testimit, nga 4 nxënësit më të suksesshëm, ishin të shkollës sonë, edhe atë: Emir Dauti, Isra Jonuzi, Jasmina Mamuti dhe Arbresha Ajrulla të cilët të mentoruar nga prof. Burim Rexhepi, sot më datë 04.05.2017 kaluan me sukses testimin e organizuar në nivel republikan të mbajtur në Shkup.

I përgëzojmë të gjithë nxënësit pjesëmarrës në këto gara, urojmë për suksesin e arritur dhe njëherit u dëshirojmë, që në finalen shkolla jonë të jetë në garat botërore, Maqedonia të përfaqësohet nga nxënësit e shkollës sonë!

Megaprojekti i radhës në Sh.M.Q.Sh Saraj –Shkup

Vazhdojnë aktivitetet dhe punët në Sh.M.Q.Sh ” Saraj “- Shkup, sot u furnizuan të gjitha kabinetet me mjetet mësimore përkatëse si kabineti i Biologjisë , Kimisë , Fizikës ,Matematikës , Historisë si dhe me pajisjet sportive për lëndën e Sportit.Të gjithë këto mjete dhe pajisje do të jenë në disponim për nxënësit e Sh.M.Q.Sh ” Saraj “- Shkup,për punën praktike.
Qëllimi i aktivitetit është që shkolla jonë të ketë arsim cilësor si dhe përveç mësimin teorik të bëhet edhe mësimi praktik (vizuel).

 

Bashkëpunimi me Ambasadën e Francës dhe Institutin ZIP

Sot nxënësit e Sh.M.Q.Sh “SARAJ” në bashkëpunimin me Ambasadën e Francës dhe Institutin ZIP diskutuan rreth temës “Introducing innovationin the work of civil society organizations through SOCIAL ENTREPRENEURSHIP” për një sistem arsimor i cili siguron përsosje, aftësim dhe mësim inovativ.

   

Zyrtarisht Sh.M.Q.Sh “SARAJ”-Shkup filloi programin për Arsimim për të rritur për 250 nxënësë!

Zyrtarisht Sh.M.Q.Sh “SARAJ”-Shkup filloi programin për Arsimim për të rritur për 250 nxënësë!

Arsimi për të rritur është pjesë e sistemit arsimor i cili siguron arsimim, përsosje, aftësim dhe mësim për personat e rritur.
Zyrtarisht është bërë marrëveshje për bashkëpunimin në mes shkollave të mesme Sh.M.Q.Sh SARAJ – Shkup dhe Sh.M.Q.Sh Cvetan Dimov –Shkup.
Suksese !!!

SHMQSH “SARAJ” filloi projekti “Mësojmë drejtësi”

Sot ne SHMQSH “SARAJ” filloi projekti “Mësojmë drejtësi”, projekt i cili organizohet nga FORUMI RINOR ARSIMOR dhe ky organizim mbështetet nga programi CIVICA MOBILITAS.�Qëllimi i këtij projekti është që nxënësit të zgjerojnë njohuritë e tyre në fushën e drejtësisë, demokracisë, sistemit juridik dhe sundimit të së drejtës.

22 Nëntori dhe Patronati i ShMQSH “Saraj”

Disa fotografi nga manifestimi solemn i dy festave të Sh.M.Q.Sh “Saraj” në bashkëpunim me Komunën e Sarajit!
Gëzuar festat e Nëntorit!
►22-Nëntori – dita e alfabetit të gjuhës shqipe
► Patronati – i Shkollës së Mesme të Qytetit të Shkupit “Saraj”