Vazhdon karavani i sukseseve në ShMQSh “SARAJ” në fushën e Informatikës……

Garat në Microsoft Office Specialist, 14 vite me radhë organizohen në gjithë botën. Këtë vit, për herë të parë ShMQSh “SARAJ” nën organizimin e CERTIADRIA-së në këtë nivel të testimit, nga 4 nxënësit më të suksesshëm, ishin të shkollës sonë, edhe atë: Emir Dauti, Isra Jonuzi, Jasmina Mamuti dhe Arbresha Ajrulla të cilët të mentoruar nga prof. Burim Rexhepi, sot më datë 04.05.2017 kaluan me sukses testimin e organizuar në nivel republikan të mbajtur në Shkup.

I përgëzojmë të gjithë nxënësit pjesëmarrës në këto gara, urojmë për suksesin e arritur dhe njëherit u dëshirojmë, që në finalen shkolla jonë të jetë në garat botërore, Maqedonia të përfaqësohet nga nxënësit e shkollës sonë!

Recommended Posts

No comment yet, add your voice below!


Add a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *