Bashkëpunimi i Sh.M.Q.Sh “Saraj” me Komunën e Sarajit në sferën e programit për Arsimin e të rriturve. Kryetari i Komunës së Sarajit Blerim Bexheti, vizitoi Shkollën e Mesme ‘ Saraj’ ku nga afër ndoqi se si po rrjedh procesi edukativo-arsimorë, Programi për Arsimin e të rriturve. Me këtë rastë, Bexheti, takoi edhe udhëheqësin e Shkollës së Mesme z.Bedri Gjureci, ku I inkurajoi për të vazhduar me punë si deri më tani, duke ju ofruar mbështetje nga ana e Komunës së Sarajit për çdo nismë që është në të mire të qytetarëve të saj e sidomos kur bëhet fjalë për arsim dhe edukim. Ky takim u vlerësua si një mundësi e mire për bashkëpunim të mëtejmë në të ardhmen për të bashkorganizuar aktivitete që janë në interes të jetës publike dhe qytetarëve të Sarajit.
Për herë të parë në Komunë e Sarajit, organizohen programe nga Ministria e Arsimit he Shkencës, ku procesin arsimorë e ndjekin të moshuarit. Nga, Shkolla e Mesme, bëjnë të ditur se deri më tani ka interes të jashtëzakonshëm, ku janë regjistruar 250 nxënësë.