Drejtori i Sh.M.Q.Sh “Saraj” pjesmarrës në seminarin për ndryshimin e planprogrameve të drejtimit Ekonomik-Teknik i ekonomisë (Foto)

Sot drejtori i Sh.M.Q.Sh “Saraj”-Shkup, Bedri Gjureci morri pjesë në seminarin për ndryshimin e planprogrameve mësimore të drejtimit Ekonomik-Teknik i ekonomisë. Në këtë seminar u diskutua për ndryshim të programeve dhe planeve mësimore si dhe kapacitetet institucionale te shkollës tonë për ndryshim,adaptim dhe inovacione në profilet e ndryshme ekonomike.Pjesëmarrës në këtë aktivitet ishin të gjithë shkollat e mesme profesionale ekonomike në R.Maqedonisë të kordinuar nga këshilltarja për lëndët ekonomike.

Sh.M.Q.Sh ” Saraj “- Shkup, nxënësit e drejtimit ekonomik –Teknik i ekonomisë vizituan ndërmarrjen private “Frukti Import”

Vazhdojnë aktivitetet në Sh.M.Q.Sh ” Saraj “- Shkup, sot nxënësit e drejtimit ekonomik –Teknik i ekonomisë vitet e dyta, bënë një vizitë në ndërmarrjen private “ FRUKTI-IMPORT“një kompani gjigante . Po ashtu u bisedua për të kryer pjesën praktike në këtë kompani .
Qëllimi i aktivitetit është që këto nxënësë të jenë shembull për kalimin integral si komponentë themelore e ekonomisë së tregut si dhe një bashkëpunim më i thellë i Sh.M.Q.Sh ” Saraj “- Shkup me kompanin “FRUKTI-IMPORT “çdo sferë ekonomike dhe avancimi i dy institucioneve për një qëllim të përbashkët .

Sh.M.Q.Sh “Saraj”-Shkup, vizituan Kalanë e Shkupit, Muzeun e arteve, Galeritë nacionale si dhe QIK-un (Foto)

Sot nxënësit e ShMQSh “Saraj”-Shkup ishin në vizitë te Kalaja e Shkupit, Muzeun e arteve moderne të Maqedonisë, Galeritë nacionale te Maqedonisë ( Çifte hamami, Hamami i Daut Pashës ) si dhe QIK-u. E gjithë kjo vizitë u realizua nën mbykqirjen e mentorit prof.Valdete Ramadani. Bashkëpunimi dhe qëllimi i vizitës ishte që nxënësit të jenë të njoftuar për historin e përgjithshme të galerive dhe muzeve si dhe një korelacion të popullit shqiptar dhe rolin e tyre në këta arte fakte.

Nxënësit e ShMQSh “Saraj”-Shkup, bënë prezentimin e një projekti për Sindromin Down

Nxënësit e ShMQSh “Saraj”-Shkup, bënë prezentimin e një projekti për Sindromin Down

Sot u mbajtë një aktivitet i radhës në ShMQSh “Saraj”-Shkup.Gjatë prezentimit nxënësit e ShMQSh Saraj – Shkup, paraqitën njohurit mbi Sindroma Down, Trizomia 21 apo Mongoloizmi quhet një mutacion gjenetik i veçant tek njeriu, tek i cili njeriu posedon kromozomin e 21.Sindroma Daun është një çrreullim kromozomesh që vjen si rezultat i vonesës në zhvillimin fizik, intelektual dhe gjuhësor. E gjith ky prezentim u realizua nën mbykqyrjen e mentores prof.Nezrane Rustemi.

Nxënësit e ShMQSh “SARAJ”-Shkup vizituan Institutin Francez në Shkup (Foto)

Qëllimi i vizitës është që nxënësit të zhvillojnë njohurit, aftësit dhe të njohin nga afër këtë institut dhe punën e tij në shtetin tonë. Nxënësit u pritën nga Znj. Milena Matiç ku u bisedua dhe u bë prezentimi i bibliotekës dhe numri i titujve në këtë bibliotekë si dhe aktivitete e ndryshme në këtë institut. Nxënësve ju mundësua që të shohin nga afër sallat dhe bibliotekat me libra, u njoftuan edhe me mënyrën e antarsimit në këtë bibliotekë, gjithashtu nxënësit patën mundësi të parashtrojnë pyetje në sferat që ju intereson. E gjith kjo vizitë u realizua nën mbykqyrjen e mentorit prof. Arijeta Memeti.

Sh.M.Q.Sh -Saraj Urime dita e Mësuesit-7 Marsi (Foto)

Disa foto nga manifestimi solemn dhe kremtimi i festës së 7 Marsit – dita e Mësuesit, që prezentuan nxënësit e SHMQSH “SARAJ” -Shkup me një program te begatë artisktik dhe kulturore. Të nderuar dhe të respektuar mësues! Në këtë ditë të veçantë, ju urojmë kudo që jetoni e punoni, Gëzuar 7 Marsin, ditën tuaj! Në këtë ditë ne ju nderojmë , për punën e kontributin tuaj të madh që keni dhënë, po jepni e do të jepni, për mësimin dhe edukimin e fëmijëve. Dhe detyra jonë sot, është ta përcjellim frymën tonë të përkushtimit dhe punës me pasion, ashtu të pastër te brezat e ardhshëm.

Sh.M.Q.Sh – Urime dita e Mësuesit-7 Marsi (Foto)

Disa foto nga manifestimi solemn dhe kremtimi i festës së 7 Marsit – dita e Mësuesit, që prezentuan nxënësit e SHMQSH “SARAJ” -Shkup me një program te begatë artisktik dhe kulturore. Të nderuar dhe të respektuar mësues! Në këtë ditë të veçantë, ju urojmë kudo që jetoni e punoni, Gëzuar 7 Marsin, ditën tuaj! Në këtë ditë ne ju nderojmë , për punën e kontributin tuaj të madh që keni dhënë, po jepni e do të jepni, për mësimin dhe edukimin e fëmijëve. Dhe detyra jonë sot, është ta përcjellim frymën tonë të përkushtimit dhe punës me pasion, ashtu të pastër te brezat e ardhshëm.

Sh.M.Q.Sh “SARAJ” vizitë në kompaninë Neptun për informata dhe bashkëpunim në sferën e Teknologjisë Informatike (Foto)

Vizita dhe bashkëpunimi përmirëson cilësinë e arsimit dhe formimit profesional në Sh.M.Q.Sh “SARAJ” duke forcuar trajnimin praktik dhe duke siguruar një bashkëpunim më të ngushtë midis shkollave dhe sektorit privat. Në këtë mënyrë, numri i të rinjve që përfitojnë nga edukimi i mirë është më i lartë.
“Hap pas hapi, ne po çojmë përpara ndryshimet që mund të zbatohen nga shkollat dhe kompanitë. Në këtë vizitë po shohin nga afër një sistem teknologjik që funksionon më së miri. Ata mund të marrin ide, të drejtojnë pyetje dhe të diskutojnë me njëri-tjetrin në lidhje me mënyrën se si një gjë e tillë mund të zbatohet edhe në SHMQSH “SARAJ”.