Disa foto nga manifestimi solemn dhe kremtimi i festës së 7 Marsit – dita e Mësuesit, që prezentuan nxënësit e SHMQSH “SARAJ” -Shkup me një program te begatë artisktik dhe kulturore. Të nderuar dhe të respektuar mësues! Në këtë ditë të veçantë, ju urojmë kudo që jetoni e punoni, Gëzuar 7 Marsin, ditën tuaj! Në këtë ditë ne ju nderojmë , për punën e kontributin tuaj të madh që keni dhënë, po jepni e do të jepni, për mësimin dhe edukimin e fëmijëve. Dhe detyra jonë sot, është ta përcjellim frymën tonë të përkushtimit dhe punës me pasion, ashtu të pastër te brezat e ardhshëm.