Vizita dhe bashkëpunimi përmirëson cilësinë e arsimit dhe formimit profesional në Sh.M.Q.Sh “SARAJ” duke forcuar trajnimin praktik dhe duke siguruar një bashkëpunim më të ngushtë midis shkollave dhe sektorit privat. Në këtë mënyrë, numri i të rinjve që përfitojnë nga edukimi i mirë është më i lartë.
“Hap pas hapi, ne po çojmë përpara ndryshimet që mund të zbatohen nga shkollat dhe kompanitë. Në këtë vizitë po shohin nga afër një sistem teknologjik që funksionon më së miri. Ata mund të marrin ide, të drejtojnë pyetje dhe të diskutojnë me njëri-tjetrin në lidhje me mënyrën se si një gjë e tillë mund të zbatohet edhe në SHMQSH “SARAJ”.