HISTORIKU I SHKOLLËS
PËRSHKRIM I SHKURTËR HISTORIK PËR EKZISTENCËN, ZHVILLIMIN DHE FUNKSIONIMIN E SHKOLLËS
Kërkesat e kahëmotshme, arsimi, vizioni, misioni, bashkëpunimi, brezat e ardhshëm të suksesshëm janë vetëm disa nga vlerat që përshkruhen pas emrit të shkollës së mesme ” Saraj ” e cila funksionon përkatësisht punon që një vit mësimor.
Me që komuna Saraj ka 35.804 banorë që ka qenë ëndërr e kahëmotshme që të kenë një shkollë të mesme , mirpo ja fati i qytetarve që kjo ëndërr u bë realitet që shkolla e mesme në Saraj të filloj procesin edukativo – arsimor në këtë vitë shkollor 2016/2017. Iniciator të themelimit janë komuna Saraj bashkë me disa qyetetar dhe intelektual arsimdashës si dhe profesor të shkollave të mesme që kjo komunë te ketë vatrën e vet të dituris që sot quhet Shkolla e mesme e qytetit të Shkupit Saraj. Arsimimi dhe edukimi, të përvetësuarit e njohurive dhe shkathtësive të reja si dhe edukimi janë prioriteti ynë. Ne do të prodhojmë gjenerata të reja të arsimuara, por edhe do të krijojmë personalitete të suksesshme, krijuese dhe moderne. Përveç kësaj, gjeneratat e nxënësve tanë, do të kenë njohuri për moralin dhe etikën e lartë si dhe me sjellje të mirë dhe humane.Ne besojmë fuqimisht në vizionin tonë të brezave të ardhshëm, pra nxënësit të cilët në të ardhmen do të jenë të gatshëm të përballen me sfidat e shoqërisë moderne, të cilat nga dita në ditë kaplohen me turbullira dhe konflikte të ideve, mendimeve, njohurive dhe informacioneve të reja.
Arsimimi dhe edukimi, të përvetësuarit e njohurive dhe shkathtësive të reja si dhe edukimi janë prioriteti ynë. Ne prodhojmë gjenerata të reja të arsimuara, por edhe krijojmë personalitete të suksesshme, krijuese dhe moderne, personalitete që në këtë shoqëri dinamike realizohen, krijojnë vepra dhe tregojnë rezultate e suksese. Përveç kësaj, gjeneratat e nxënësve tanë, janë të njohur për moralin dhe etikën e lartë si dhe me sjellje të mirë dhe humane.
Ne besojmë fuqimisht në vizionin tonë të “brezave të ardhshëm”, pra nxënësit të cilët në të ardhmen do të jenë të gatshëm të përballen me sfidat e shoqërisë moderne, të cilat nga dita në ditë kaplohen me turbullira dhe konflikte të ideve, mendimeve, njohurive dhe informacioneve të reja.
Misioni ynë është “për të përgatitur të rinjtë për sfidat e botës moderne.” Shoqëri e hapur, e tregut të lirë, rritja e përparimeve tekniko-teknologjike dhe zhvillimi i shoqërisë informative është vetëm një sfidë për mësimdhënësit e ShMQSh “Saraj” për të krijuar njerëz modern, personalitete të reja me perspektivë dhe kreativ.
ShMQSh “Saraj” – Shkup është institucion që ka një përgjegjësi të lartë shoqërore, prandaj bashkëpunimi dhe partneriteti si dhe ndërtimi i marrëdhënieve me shkollat e tjera, institucionet dhe organizatat është interes dhe sfidë e madhe. Shkolla jonë bashkëpunon me institucionet e Qeverisë, Ministrinë e Arsimit dhe Qytetin e Shkupit në fusha të ndryshme (pranimi i standardeve dhe programeve të reja në arsim, për të krijuar kushte më të mira për zbatimin e vet dhe sigurimin e hapësirës dhe objekteve teknike, programeve, ndihmat për mësim më të mirë). Gjithashtu, shkolla bashkëpunon me organizatat joqeveritare dhe humanitare, me organizatat ndërkombëtare dhe përfaqësitë diplomatike, si dhe shkolla dhe institucione të arsimit të lartë brenda dhe jashtë Republikës së Maqedonisë.