Pse duhet të zgjidhni SH.M.Q.SH. “SARAJ”

Pse duhet të studiosh në Shkollën e Mesme të Qytetit të Shkupit “SARAJ”?

Në një shkollë ku si pjesë e edukimit të nxënësit, konsiderohet nga shume analistë edukimi një nga mënyrat më efektive përsa lidhet me zhvillimin e mëtejshëm në IT të aftësive të tyre individuale, të cilat janë shumë të kërkuara dhe të nevojshme në ditët e sotme të një mjedisi global.

Stafi i kuadrit me eksperiencë si brenda dhe jashtë vendit në ambiente të klasës, udhëtimet me erasmus+ jashtë vendit përmirëson në aftësitë dhe mundësitë e tyre që lidhen me karrierën e tyre, dhe për të formuar intelektualët e ardhshëm të shoqërisë të cilët do jenë në shërbim të gjithë neve, gjithkush do të donte të sillte fëmijën e tij dhe të ishte pjesë e shkollës sonë.

Puna në grupe
Marrja e vendimeve dhe aftësia e zgjidhjes së problemeve.
Planifikim, organizim dhe prioritet të detyrave/punëve.
Komunikimin me njërës jashtë dhe brenda shkollës.
Të marrë dhe të përpunojë informacion.
Në fund ajo çfarë e bën më cilësor një investim shumë të rëndësishëm është se të gjitha ato cka janë përmendur më lart janë kriteret që sot më shumë se kurrë nevojiten dhe vlerësohen nga punëdhënësit e ardhshëm.

Nëse vizioni i sotëm është të punosh në një ambient ndërkombëtar atëherë është e nevojshme që rinia duhet të mendojë të paktën të ketë një eksperiencë edukimi cilësor qoftë kjo kolegj, universitet, studim & punësim, kurse verore apo kurse gjuhe.

Pse duhet të regjistroheni ne SH.M.Q.SH. “SARAJ”

Shumë institucione edukimi brenda vendit: gjimnaze, kolegje, shkolla gjuhe, vlerësojnë cilësinë e punës tonë dhe na kanë emëruar si përfaqësues të tyre zyrtare në Shkup, andaj ne këshillojmë nxënësit në planet e tyre të edukimit dhe ndihmojmë ata të aplikojnë në institucionet e edukimit që ata përzgjedhin. Roli i përfaqësuesit na bën ne të jemi një urë lidhëse shumë e rëndësishme midis nxënësit– dhe institucionit përfaqësues, dhe kompanive si: Dauti komerc, Alma-M, Uka Komerc etj.

Pse duhet të zgjidhni SH.M.Q.SH. “SARAJ”

Motivim
Prezencë globale
Eksperiencë 10 vjecare e kuadrit në fushën e studimit brenda vendit.
Siguri në të gjitha fazat e aplikimit dhe pranimit në institucionet e përzgjedhura dhe kompanitë gjigjante.
Akses i shpejtë dhe direkt me institucionet e edukimit lidhur me aplikimet e nxënësit.
Njohuri mbi vendet që përfaqësojmë përsa lidhet me edukimin, mësimit praktik dhe sistemin e punësimit.
Përzgjedhje e kujdesshme e institucioneve
Staf të dedikuar i cili ofron konsulencë fizibile dhe asistencë praktike në studime dhe jashtë vendit.
Kompetentë në procedurat për kompetecione si ICT Awards Albania, Meet and Code, Space Tech Convention & NASA Space Apps Challenge Macedonia.

Ne ju mirëpresim !
Mirësevini semimaturantë !
Prof.Burim Rexhepi

Shpërndaj:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *