Në kuadër të projektit “Mësojmë Drejtësi” sot nxënësit e SHMQSH “SARAJ” ishin në vizitë në parlamentin e RM-së

Në kuadër të projektit “Mësojmë Drejtësi” sot nxënësit e SHMQSH “SARAJ” ishin në vizitë në parlamentin e Republikës së Maqedonisë.Gjatë kësaj vizite nxënësit patën mundësi që nga afër të shohin hapsirat e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe u njoftuan me historikun e institucionit ligjvënës. Gjithashtu nxënësve iu drejtuan kryetari i parlamentit z.Talat Xhaferi dhe dy deputetet Mira Stojçevska dhe Ivana Tufegxhiq, të cilat sqaruan funksionin e tyre në parlament.�Nxënësit kishin mundësi që të parashtrojnë pyetje.

Nxënësit e ShMQSh “SARAJ” -Shkup në garën “Hour of code FEIT 2017” arrijn të marin vendin e parë, dytë dhe tretë

Nxënësit e ShMQSh “SARAJ” -Shkup ishin pjesë e garës “Hour of code FEIT 2017” , ku arritën të marrin vendin e parë në fakultetin e elektroteknikës dhe shkencave informative-FEIT në lëndën e Informatikës në projektin i cili organizohet për të treguar se çdokush mund të mësojë bazat në programim C++ dhe të zgjerojë pjesëmarrjen në fushën e shkencave informative.�Në këtë garë mentor ishte profesor Burim Rexhepi kurse pjesëmarrës ishin nxënësit e vitit të dytë Isra Jonuzi , Armend Baki, Jasmina Mamuti, Jehona Ademi, Urim Demiri dhe Kanita Halimi.�Gara ishte e ndarë në disa kategori si (Infinity), ku nxënësi Emir Dauti morri vendin e parë dhe Armend Baki vendin e tretë, kurse Urim Demiri në kategorinë (AppLap) morri vendin e dytë.

Bashkëpunim i ShMQSh Saraj- Shkup me ShMK Nikolla Karev-Strumicë (Foto)

Sot nxënësit e ShMQSh “Saraj”-Shkup ishin pjesë e projektit “Integrimi ndëretnik në arsim në Republikën e Maqedonisë” dhe patën mundësi që të vizitojnë SHMK “Nikolla Karev”-Strumicë.

Qëllimi i këtij projekti ishte bashkëpunimi dhe njoftimi i nxënësve të dy shkollave të mesme përmes aktiviteteve të ndryshme edukativo-sportive. Përveç aktiviteteve, pjesë e agjendës ishin edhe vizita e objekteve fetare dhe qendrës së qytetit të Strumicës.