Sh.M.Q.Sh ” Saraj “- Shkup, nxënësit e drejtimit ekonomik –Teknik i ekonomisë vizituan ndërmarrjen private “Frukti Import”

Vazhdojnë aktivitetet në Sh.M.Q.Sh ” Saraj “- Shkup, sot nxënësit e drejtimit ekonomik –Teknik i ekonomisë vitet e dyta, bënë një vizitë në ndërmarrjen private “ FRUKTI-IMPORT“një kompani gjigante . Po ashtu u bisedua për të kryer pjesën praktike në këtë kompani .
Qëllimi i aktivitetit është që këto nxënësë të jenë shembull për kalimin integral si komponentë themelore e ekonomisë së tregut si dhe një bashkëpunim më i thellë i Sh.M.Q.Sh ” Saraj “- Shkup me kompanin “FRUKTI-IMPORT “çdo sferë ekonomike dhe avancimi i dy institucioneve për një qëllim të përbashkët .

Sh.M.Q.Sh “Saraj”-Shkup, vizituan Kalanë e Shkupit, Muzeun e arteve, Galeritë nacionale si dhe QIK-un (Foto)

Sot nxënësit e ShMQSh “Saraj”-Shkup ishin në vizitë te Kalaja e Shkupit, Muzeun e arteve moderne të Maqedonisë, Galeritë nacionale te Maqedonisë ( Çifte hamami, Hamami i Daut Pashës ) si dhe QIK-u. E gjithë kjo vizitë u realizua nën mbykqirjen e mentorit prof.Valdete Ramadani. Bashkëpunimi dhe qëllimi i vizitës ishte që nxënësit të jenë të njoftuar për historin e përgjithshme të galerive dhe muzeve si dhe një korelacion të popullit shqiptar dhe rolin e tyre në këta arte fakte.