Bedri Gjureci, Drejtor i Shkollës së Mesme të Qytetit të Shkupit “Saraj”-Shkup

Bedri Gjureci, i lindur në F.Rashçe në Saraj të Shkupit. Arsimin fillor dhe atë të mesëm i kreu në vendlindje, kurse studimet deridiplomike në Universitetin e Tetovës në vitin 2007. 

Studimet pasuniversitare të magjistraturës i ka kryer në kuadër të Universitetit të Tetovës në Fakultetin e shkencave matematiko-natyrore drejtimi BIOLOGJI në vitin akademik 2013-2014. 

Në vazhdimësi është në procesin e studimeve në shkallën e doktoraturës në Universitetin Shën Qirili dhe Metodi në Shkup 2016. 

FIllimisht ka punuar si profesor i biologjisë në shkollën e mesme të SHSHKF Metodi Mitevski –Brico në Shkup – 2007, në SHMK Koço Racin- Veles në vitin 2008 , nga 2009 deri 2013 si zv.Drejtor në ShMQSh Zef Lush Marku-Shkup ndërsa nga data 18.02.2016 emërohet si Drejtor i ShMQSh Saraj – Shkup ku punon dhe vepron në këtë shkollë.