Matura Shtetërore është e destinuar për nxënës të shkollës së mesme dhe arsimit të mesëm profesional katërvjeçar. Përveçse është pjesa përfundimtare e arsimit të mesëm, ajo shërben edhe për të përzgjedhur kandidatët për regjistrim në arsimin e lartë.
Matura Shtetërore zhvillohet sipas programeve të veçanta të provimeve që bazohen në objektivat e kurrikulave për lëndët përkatëse të përfshira në listën e maturës shtetërore.
Matura Shtetërore përfshin: një pjesë të detyrueshme, një pjesë zgjedhore dhe një detyrë projekti.
